Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador, ku 5 persona kanë mbetur të vrarë dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur
Advertisements
pas një sulmi me armë në një shtëpi në në Guayaquil.
Advertisements
Bëhet e ditur se sulmi ka ndodhur nga tre burra që mbërritën me një motoçikletë në lagjen Isla Trinitaria, në pjesën jugore të qytetit.
Dy ditë më parë, persona të armatosur sulmuan një shtëpi funerali në Manda dhe hapën zjarr mbi të pranishmit, duke vrarë katër dhe duke plagosur tetë.
Autoritetet ia atribuojnë rritjen e dhunës betejave të bandave për kontrollin e bregdetit të Paqësorit,
një qendër strategjike për trafikun e drogës në SHBA dhe Europë.