Pak orë pas të shtënave me armë zjarri në Pukë, policia identifikon autorin.
Advertisements
Burime nga policia, bënë me dije se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi me iniciale K .P, 26 vjeç.
Advertisements
Policia ka shpallur në kërkim autorin, i cili ka qëlluar në lëvizje nga mjeti i tij “Maserati”. Policia në vend, pranë hotel Turizmit ka gjetur 4 gëzhoja pistolete.
Të shtënat me armë ndodhën rreth orës 12:40 pas mesnate.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka sfond politik, gjithsesi do të jenë hetimet e policisë që do të zbardhin incidentin.