Paulo Dybala, mes dëmtimeve pafund dhe shumë pikëpyetjeve për të ardhmen, vijon sezonin me ulje ngritje të mëdha. Allegri shpreson ta ketë sa më shpejt në dispozicion, që në sfidën e së dielën përballë Spezia, sot më shumë se kurrë prezenca e tij është jetike. Allergri kërkon një Dybala në kushtet e tij më të mira pasi në këtë periudhë përcaktohen fatet e sezonit.
Advertisements
Në të njëjtën kohë, është edhe momenti për të vendosur përfundimisht të ardhmen, do të rinovojë apo jo, kjo dilemë duhet të marr fund sa më shpejt të jetë e mundur.
Advertisements
Pas 4 muajsh, Dybala mund të largohet falas, për këtë arsye koha nuk premton dhe të dy palët, agjenti i Dybala dhe drejtuesit e Juves kanë planifikuar një tjetër raund bisedimesh.
Mbi tavolinë qëndron e gatshme oferta e Juves, kontratë 4 vjeçare dhe 7 milionë euro në sezon, plus bonuse. Kjo është oferta e fundit, maksimumi që Juve mund ti ofrojë, për këtë arsye Dybala duhet të vendos, të pranojë ofertën ose të largohet.