Temperatura te papritura, çfarë premton moti për ata që i kanë lënë pushimet në shtator

by author

Dita e fundit të Gushtit do te jetë me mot të paqëndrueshëm.

Advertisements

Kjo sidomos në veri dhe juglindje të vendit.

Advertisements

Mbasditeve pritet të ketë edhe moment me reshje shiu, por ndryshe do jetë moti pas ditës së enjte.

Deri në mbyllje të Gushtit termometri nuk do të shënojë më shumë se 32 gradë Celsius.

Por me nisjen e Shtatorit temperaturat do të rriten ndjeshëm.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve në 10 ditët e para të Shtatorit moti do të jetë i përshtatshëm për të vijuar pushimet dhe për të shijuar bregdetin.

Shtatori do të jetë verë.

Të gjithë ata që kanë planifikuar pushimet në këtë fillim shtatori, nuk duhet të shqetësohen pasi moti do të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë.

Sipas sinoptikanëve gjysma e parë e muajit shtator do të jetë me temperatura deri në 36 gradë, tipike për stinën e verës.

Reshjet do të jenë të pakta dhe të izoluara vetëm në zonat malore.

Pjesa e parë e shtatorit do të jetë me temperatura mbi normalen e muajit, dhe vetëm në pjesën e dytë pritet një rikthim të temperaturave tipike të vjeshtës.

TË NGJASHME