Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka ngritur edhe një herë alarmin për ndryshimet klimatike. Sipas Antonio Guterres, ndryshimet janë tashmë jashtë kontrollit.
Advertisements
Shkencëtarët kanë rënë në një mendje se kriza e klimës është futur tani në ujëra të rrezikshme dhe se nxehtësia nga ngrohja globale antropogjene e kombinuar me rikthimin e El Niños do të çojë në temperatura rekord.
Advertisements
Të martën, temperatura mesatare globale ishte 17.18 gradë Celsius, sipas të dhënave të gjeneruara nga Qendra Kombëtare e SHBA-së për Parashikimin e Mjedisit, duke thyer kështu rekordin prej 17.01 gradë Celsius të vendosur të hënën.
El Niño pritet të shkaktojë rekorde të reja temperaturash.