Tentoi të vrasë gruan me sëpatë në kokë, burri habit me deklaratën: Nuk mbaj mend asgjë!

by author

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarje të rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Vorë, ku në fshatin Breg- Shkozë, 70-vjeçari Qazim Budlla ka qëlluar me sëpatë në kokë, bashkëshorten e tij Vasilika Budlla.

Advertisements

Burime bëjmë me dije se shkak i konfliktit është bërë një zënkë e çastit.

Advertisements

Sipas grupit hetimor 70-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor pasi në dëshminë e tij ka deklaruar se nuk mban mend asgjë.

“Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Breg-Shkozë të Vorës mbrëmjen e djeshme, ku 70-vjeçari Qazim Budlla, ka qëlluar me mjet prerës, sëpatë, bashkëshorten e tij 60-vjeçare Vasilika Budlla.

Arsyeja pse dyshohet ka qenë një zënkë për motive të çastit. 60-vjeçarja është drejtuar fillimisht drejt spitalit të Fushë-Krujës, ndërkohë që për një trajtim më të specializuar është dërguar në spitalin e Traumës.

Dyshohet se i moshuari vuan nga problem të shëndetit mendor. Madje ditën e sotme burime bëjnë me dije se teksa u pyet nga grupi hetimor mbi shkaqet e ngjarjes së djeshme ai është shprehur se nuk mban mend asgjë. Ç’ka shton dyshimet se ky person vuan nga problem të shëndetit mendor.

Të afërmit janë shprehur se prej disa vitesh i moshuari qëndronte i shtruar në krevat për shkak të problemeve shëndetësore”, tha Demushi.

Burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se 60-vjeçarja Vasilika Budlla, ka pasur një plag sipërfaqësore në kokë dhe pas marrjes së kujdesit të nevojshëm mjekësor ka lënë ambientet e spitalit.

TË NGJASHME