Një tërmet me magnitudë 6.9 goditi rajonin e Detit Banda në Indonezi të mërkurën, tha Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare (EMSC).
Advertisements
Tërmeti ishte 370 km (229.9 milje) në juglindje të Ambonit, Indonezi dhe u vlerësua në një thellësi prej 146 km, sipas “EMSC”, sipas “Reuters“.
Advertisements
Nuk kishte asnjë kërcënim për cunam nga tërmeti, tha Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit (PWTC).
Indonezia gjendet në zonën e quajtur “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku vullkanet dhe tërmetet janë të shpeshta, ndërsa vendi ka 127 vullkane aktive.