Tërmet apo shpërthim i fuqishëm në nëntokë, çfarë po ndodh? Tmerrohen banorët

by author

Qytetarë të shumtë në Delvinë kanë raportuar për një shpërthim të fuqishëm pasditen e sotme rreth orës 17:20.

Advertisements

Megjithëse është e paqartë nëse bëhet fjalë për tërmet, qytetarët kanë ngritur dyshimet se mund të jetë një shpërthim i fuqishëm i ndodhur në thellësi të tokës nga kompani që tentojnë të nxjerrin naftë në këtë zonë.

Advertisements

Kjo nuk është hera e parë që shpërthime të tilla raportohen në Delvinë, ku qytetarët kanë raportuar se kompani që operojnë në puset e naftës dhe gazit në këtë zonë kryejnë shpërthime në nëntokë për të bërë më të lehtë nxjerrjen e hidrokarbureve, metodë që quhet “fracking”.

Kohë më parë banorët kanë akuzuar kompanitë se përmes shpërthimeve të tilla kishin dëmtuar rëndë rrjetin natyral nënujor të Delvinës, duke shkaktuar ndotje të madhe të ujit të pijshëm.

Nuk përjashtohet mundësia që shpërthimi të ketë qenë aq i fuqishëm sa të ketë shkaktuar edhe lëkundje sizmike. Pasi nga monitoruesit e aktivitetit sizmik, sot rreth orës 15:00 pranë Sarandës janë regjistruar lëkundje tërmeti me magnitudë 2.5

TË NGJASHME