“Tërmet” me kursin e këmbimit/ Çfarë po ndodh me monedhën europiane? Euro sërish në ‘greminë’

by author

Vlerësimi i beftë i euros kundrejt lekut pas një cikli të gjatë mesit të javës së shkuar duket se ishte diçka krejt momentale për shkak të ndonjë spekulimi apo ndërhyrjeje të fortë në treg, ndërsa duket se duke nisur nga sot, situata i është rikthyer asaj të mëparshmes, kur monedha europiane është sërish në kufijtë e një raporti 1=1 me lekun.Kursi i kembimit lek/ euro sot sipas BSH

Advertisements

Advertisements

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbëhet sot me mesatarisht 102.87 lekë, nga 105.85 lekë që ishte të premten duke humbur gati tre pikë njëherësh.Kursi i kembimit lek/ euro sot sipas BSH

Kjo është një rënie shumë e fortë për pak ditë e euros ndaj lekut duke rritur dyshimet mbi spekulime në treg nga aktorë të fuqishëm.

Ndërkohë, dollari amerikan ka humbur 3.33 pikë ndaj lekut gjatë këtij fillimi jave duke zbritur në nivelet e 93.22 lekë për 1 USD.

E njëjta panoramë është edhe me paundin britanik, i cili ka zbritur në 119.8 lekë gjatë ditës së sotme.

TË NGJASHME