Tërmeti i fortë shkund ishullin, 62 të vd*kur dhe mbi 700 të plagosur

by author

Një tërmet në ishullin kryesor indonezian Java ka vrarë të paktën 62 persona dhe ka plagosur qindra të tjerë, thotë agjencia kombëtare e fatkeqësive natyrore. Tërmeti me magnitudë 5.6 goditi qytetin Cianjur në Javan perëndimore, në një thellësi 10 kilometra.

Advertisements

Agjencia Kombëtare e Indonezisë për Zbutjen e Fatkeqësive (BNPB) tha se të paktën 62 persona kishin vdekur, qindra janë plagosur, më shumë se 5,000 njerëz janë zhvendosur në zonën e Cianjur dhe mbi 2,200 shtëpi janë dëmtuar.

Advertisements

Lëkundjet janë regjistruar në orët e mbrëmjes dhe shumica e personave që u dërguan në spital, u kuruan në qiell të hapur. Guvernatori i Java-s Perëndimore, Ridwan Kamil tha se më shumë se 700 njerëz u plagosën.

Megjithatë, ai shtoi se numri i të plagosurve dhe viktimave ka të ngjarë të rritet sepse kishte “shumë njerëz” ende të bllokuar në vendngjarje.

Tërmetet janë të zakonshme në Indonezi, e cila ndodhet në zonën e “unazës së zjarrtë” të aktivitetit tektonik në Paqësor. Vendi ka një histori tërmetesh shkatërruese dhe cunami, me më shumë se 2,000 të vrarë në një tërmet në Sulawesi të vitit 2018.

TË NGJASHME