Tërmeti i fuqishëm godet “Unazën e Zjarrtë”! Ka viktima dhe të lënduar

by author

Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi ishullin indonezian Java të premten mbrëma, duke plagosur të paktën 10 persona dhe një tjetër vdiq, thanë shërbimet e urgjencës.

Advertisements

Tërmeti shkaktoi dëme të vogla materiale në qindra shtëpi, zyra, shkolla dhe objekte shëndetësore në provincat Yogyakarta dhe Java Qendrore, tha qeveria.

Advertisements

Agjencia gjeofizike e Indonezisë tha se tërmeti, i cili kishte një thellësi fokale prej 25 kilometrash,

u ndje në disa qytete në provincën Yogyakarta si dhe në Java lindore dhe qendrore, ishulli më i populluar i Indonezisë.

Nuk u dha asnjë paralajmërim për cunam. Indonezia, në Azinë Juglindore, ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e zjarrit e Paqësorit”,

një rajon shumë sizmik ku pllaka të ndryshme tektonike përplasen dhe shkaktojnë shumë tërmete.

TË NGJASHME