Tërmeti që shkundi Shqipërinë u ndje edhe në Greqi, ja çfarë raportojnë mediat helene

by author

Tërmeti i mbrëmjes së kaluar me magnitudë 4.7 ballë që tronditi vendin tonë është ndjerë edhe në Greqi. Mediat në shtetin helen raportojnë se është ndjerë në qytetet e Follorinës dhe Kastorias.

Advertisements

Deri tani nuk raportohet për dëme në njerëz apo materiale.

Advertisements

Kujtojmë që mbrëmjen e kaluar, Tirana dhe disa qytete të tjera të vendit u shkundën nga një tërmet i fortë 4.7 ballë me epiqendër në Klos, 23 kilometër nga Tirana.

Tërmeti shkaktoi panik tek banoret, te cilet kane dale nga banesat e tyre.

Ky tërmet sjell në kujtime jo të mirë për shqiptarët, pasi ka ende të freskëta lëkundjet e nëntorit 2019, ku tërmeti 6.2 ballë shkaktoi 53 viktima dhe shumë dëme materiale.

TË NGJASHME