Tërmeti shkund Shqipërinë, ja epiqëndra

by author

Lëkundje sizmike janë ndjerë mëngjesin e kësaj të shtune në juglindje të vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave tërmeti ka patur epiqendrën e tij 20 km larg qytetit të Ersekës, vend ku dhe është ndjerë më tepër.

Advertisements

Magnituda e tërmetit ka qenë 4.1 ballë e shkallës Rihter, ndërkohë që thellësia e tij është konstatuar në 7 km sipas Institutit të Gjeoshkencave.

Advertisements

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se si pasojë e lëkundjeve sizmike nuk ka pasur as persona të lënduar, por as dhe dëme materiale.

Lëkundjet kanë sjellë panik te banorët e qytetit të Ersekës, një pjesë e të cilëve kanë shpejtuar për të dalë në ambiente të hapura pasi kanë ndjerë lëkundjen e fortë.

TË NGJASHME