Përfaqësuesja e IGJEO, Anira Gjoni në një lidhje “Skype” për MCN Live tha se edhe pse një ditë më parë vendi ishte i përfshirë nga reshje masive, sot pritet që situata të jetë më e qetë dhe temperaturat të rriten sërish.
Advertisements
Ndërkohë dy javët e para të tetorit parashikohen të jenë të ngrohta, por nuk përjashtohet dhe mundësia për të patur reshje lokale. Ndryshe nga vitet e kaluara dhe tetori pritet të jetë më i ngrohë, përkatësisht 1-3 gradë më lartë se norma.
Advertisements
“Gjatë 24 orëve të fundit u shoqëruam me reshje mesatare, por situata sot është më e qetë dhe java pritet të mbyllet me mot të qëndrueshëm, pa reshje shiu.
Gjatë ditës së djeshme u ulën temperaturat, por duke filluar nga dita e sotme deri në fund të javës pritet të rriten temperaturat me dy gradë.
Gjatë ditës së sotme nuk do të ketë shira, por në jug pritet të vazhdojnë reshje të dobëta edhe sot.
Të enjten mund të kemi reshje të dobëta në jug të vendit, por fundjava do të jetë me diell.
Dy javët e para të tetorit presim të jenë të ngrohta, por nuk përjashtohet mundësia për të patur reshje në 10 ditëshin e parë.
Temperaturat gjatë shtatorit kanë qenë 3-6 gradë më të larta se vitet e kaluara. 10 ditëshi i parë i tetorit pritet të jetë 1-3 gradë më i lartë se norma e zakonshme.
Përsa i përket fundit të shtatorit ka ende njerëz që bëjnë plazh. Këto ditë do të jenë të shoqëruara me erë, por për detajet duhet të përditësoheni çdo ditë.”, tha Gjoni.