Therëse në Lezhë/ Çifti i të moshuarve tre ditë të izoluar nga përmbytjet: Sot na sollën bukë

by author

Të rënda janë pamjet e qytetarëve të Shqipërisë të zhytur në ujë me gjith ç’kanë. Një rast therës është transmetuar nga kamerat e televizioneve në media pas përmbytjeve masive në veri të vendit.

Advertisements

Një çift të moshuarish në Lezhë, kanë qendruar 3 ditë të izoluar brenda shtëpisë nën pushtetin e ujit. Ata kanë deklaruar për kamerat se ditën e sotme shteti i ka dërguar bukë.

Advertisements

“Kjo periudhë është shumë e vështirë për ne. Jena dy pleq 80 vjeça, kam pasur për të marrë pensionin dje vetëm 5 mijë lekë të vjetra dhe vetëm sot më erdhën nja tre bukë. Asnjë ndihmë.

Vetëm me u mbyt në ujë, nga 80 vjeça. Djali e ka shtëpinë andej edhe ai ka dalë pasi e ka mbyt uji. Jena edhe të sëmurë me barna me tëra të zezat”,-ka thënë ai.

TË NGJASHME