Thriller me vr*sjen e emigrantes në Greqi, dalin pamjet nga vendngjarja ku u torturua e reja

by author

Mediet greke kanë publikuar pamje nga vendngjarja ku dyshohet se është vrarë emigrantja polake në ishullin e Ko në Greqi.

Advertisements

Siç duket edhe në foto, autoritetet dyshojnë se Anastazia është torturuar, përdhunuar dhe vrarë në një shtëpi gjysmë të rrënuar dhe më pas është braktisur në një zonë të shkretë.

Advertisements

Trupi i pajetë i 27-vjeçares nga Polonia u gjet rreth një javë më parë i braktisur në ishull, i mbështjellë me qese ne gjendje te dekompozuar. I dyshuar kryesor për vrasjen e të resë është një emigrant nga Bangaldeshi, 32-vjeç, i cili ndodhet në paraburgim.

Akuzat me të cilat përballet 32-vjeçari janë për vrasje dhe rrëmbim. Autoritetet shpresojnë se rezultatet e analizave laboratorike do të japin përgjigje për identitetin e autorit. Ai mohon akuzat, ndërsa mësohet se ka ndryshuar dëshminë e tij. Fillimisht mohoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të renë, por më vonë tha se ata kryen marrëdhënie por me dëshirën e plotë të 27-vjeçares fatkeqe.

Sakaq ka dyshime se autori nuk ka vepruar vetëm dhe se dikush e ka ndihmuar për të transferuar trupin e pajetë të Anastazias, i cili u gjet në një zonë të shkretë në gjendje të dekompozuar, i mbështjellë me qese dhe i mbuluar me degë e barishte.

Në lidhje me ngjarjen policia mori në pyetje disa herë të dashurin e 27-vjeçares, gjithashtu nga Polonia. Por deri më tani nuk ka asnjë fakt që të dëshmojë përfshirjen e tij në krim, ndonëse dyshohet se e dinte se ku ndodhej partnerja e tij dhe nuk shkoi ta ndihmonte.

Informacionet që ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht thonë se pavarësisht apelit të dëshpëruar të 27-vjeçares, partneri i saj polak nuk është mobilizuar menjëherë edhe pse të dy kanë komunikuar me mesazhe.

“Nuk e njihnim 32-vjeçarin nga Bangladeshi”, thotë partneri i Anastazias 28-vjeçari duke folur për protothema.gr pohoi se as ai dhe as Anastazia nuk e njihnin 32-vjeçarin e arrestuar.

“ Nuk e njohim njeriun nga Bangladeshi që është arrestua. Ai nuk ishte as shok e as koleg nga puna e saj”, tha ai, ndërsa nuk e fshehu trishtimin për përfundimin tragjik të kërkimit për 27-vjeçarin.

“Jam në gjendje shumë të keqe psikologjike. Së bashku me mamanë e Anastazias bëmë gjithçka për ta gjetur dhe kishim një shpresë që ajo të ishte gjallë” , tha ai.
Policia i ka dhënë leje nënës 27-vjeçares dhe partnerit të saj për t’u larguar nga ishulli Ko, por i ka kërkuar që të qëndrojnë në dispozicion kur t’iu kërkohet nga policia.

Rasti ka ngjallur interes të madh në Poloni, me ambasadën e vendit që dërgoi një përkthyes në ishull për të mësuar nga afër se çfarë po ndodh në procesin para-hetues

TË NGJASHME