Thyhet rekordi si kurrë më parë, euro sot kap fundin! Leku “palos” edhe Dollarin me Paundin

by author

Ajo që po ndodh në tregun e këmbimit valutor me forcimin e vazhdueshëm të Lekut ndaj monedhave të huaja dhe sidomos ndaj Euros është krejtësisht e paprecedentë.

Advertisements

Monedha jonë kombëtare fitoi sërish pikë sot ndaj asaj europiane.

Advertisements

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të publikuara pak më parë, 1 euro u këmbye sot me mesatarisht 106.39 lekë si KURRË më parë.

Euro po humb pikë dita ditës ndaj Lekut, një cikël i cili është përshpejtuar sidomos gjatë ditëve pas zgjedhjeve lokale.

Ndërkohë, pikë ndaj Lekut është duke humbur edhe Dollari Amerikan, i cili sot është këmbyer me 99.15 lekë.

Në mos spekulim i madh në treg, duket se situata është krijuar për shkak të sasisë së madhe të parasë së pistë që po qarkullon në Shqipëri,

e cila ka gjetur terrenin e përshtatshëm për t’u pastruar.

TË NGJASHME