“Ti e pyete Kristin: ‘A të pëlqen Olta”/ Përgjigja e çuditshme e Amosit ngre më shumë dyshimet

by author

I ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, Amos Zaharia iu përgjigj disi çuditshëm pyetjes: “A ishte ti personi që pyeti Kristin: ‘A të pëlqen Olta?’.”

Advertisements

Nëse nuk jeni përditësuar me çfarë ka ndodhur: Ditë më parë, banorët e BBVA patën mundësinë të bënin pyetje anonime kundrejt njëri-tjetrit. Dikush, pyeti Kristin: “A të pëlqen Olta?”

Advertisements

Gjatë diskutimit në prime, ishte Luizi ai që komentoi këtë pyetje duke aluduar se ishte i sigurt që pyetja ishte bërë nga një banor dhe jo banore.

Sipas Luizit, pyetja ishte e rëndë duke marrë në konsideratë faktin që Olta është një grua e martuar. Personi që bëri pyetjen nuk reagoi.

Pse njerëzit dyshuan që ishte Amos? Sepse regjia – që ndoshta ka qenë në dijeni – fokusonte gjithë kohën Amosin.

I pyetur nga Ardit Çuni në “Big Brother VIP Fan Club” nëse ishte ai personi që bëri pyetjen, Amos u përgjigj:

“Unë nuk e mbaj mend fare se çfarë pyetje i kam bërë Kristit. Unë mbaj mend vetëm pyetjen që i kam bërë Oltës dhe më duket se ka qenë ‘Kë ke mik këtu brenda?’.”

“Aty ishin 15 pyetje dhe unë mbaj mend vetëm [pyetjen që i kam bërë Oltës]. Ok, le ta shohim kështu: Le ta zëmë se e paskërkam bërë unë. Ku do të qëndronte problemi? Nëse nuk ka ndonjë problem, pse ky reagim?” shtoi ai.

Përgjigjja e Amosit është disi e çuditshme, për vetë faktin se kjo pyetje u diskutua gjatë prime-it pak ditë pasi banorët kishin bërë pyetjet.

Pra, kur Luizi e hapi si diskutim, në mendjen e Amosit duhet të ketë qenë “Po, e kam bërë unë këtë pyetje që po diskutohet” ose “Jo, nuk e kam bërë unë këtë pyetje”.

“Nuk e mbaj mend” nuk është fort bindëse.

TË NGJASHME