I ftuar në podcasting e kryeministrit Edi Rama, ishte ishte Gentian Toshkëzi nga Myzeqeja, i cili u shpall në SHBA, “America’s Best Doctor”.
Advertisements
Gjatë bisedës, kreu i qeverisë tregoi edhe rastin e rëndë që kaloi me djalin e madh disa vite më parë pasi kishte kancer.
Advertisements
“Ne kemi patur në familje një rast të rëndë me djalin, ishte atë kohë 15 vjeç edhe ia thanë copë dhe për mua ishte shumë shokuese, madje, madje pasi na e thanë ne, unë i them asaj mjekes që e ndoqi pastaj dhe e nxori nga kthetrat e vdekjes realisht, mundohu t’ia thuash…
‘’Më lër të bëj punën time”, -tha dhe u ul përballë tij dhe i tha, “Ti ke vdekjen në trup. Në situatën ku je, ti ke vetëm 30% mundësi që të mbijetosh dhe që quhet kancer, por 30% të tjera i ka njeriu.
Nëse ti je i gatshëm të luftosh dhe të më vësh mua në dispozicion këtë 30%-ësh dhe 30% të probabilitetit, ne shkojmë në 60% me 40%. Tani më thuaj, – tha, je i gatshëm të luftosh?’’ Ky ishte pak a shumë toni edhe e mobilizoi. Pacientët shqiptarë nuk e përjetojnë njësoj” tregoi Rama.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Ne kemi patur në familje një rast të rëndë me djalin ishte atë kohë 15 vjeç edhe ia thanë copë dhe për mua ishte shumë shokuese, madje, madje pasi na e thanë ne, unë i them asaj mjekes që e ndoqi pastaj dhe e nxori nga kthetrat e vdekjes realisht, mundohu t’ia thuash.. ‘’Më lër të bëj punën time”, -tha dhe u ul përballë tij dhe i tha, “Ti ke vdekjen në trup. Në situatën ku je, ti ke vetëm 30% mundësi që të mbijetosh dhe që quhet kancer, por 30% të tjera i ka njeriu. Nëse ti je i gatshëm të luftosh dhe të më vësh mua në dispozicion këtë 30%-ësh dhe 30% të probabilitetit, ne shkojmë në 60% me 40%. Tani më thuaj, – tha, je i gatshëm të luftosh?’’ Ky ishte pak a shumë toni edhe e mobilizoi. Pacientët shqiptarë nuk e përjetojnë njësoj.
Gentian Toshkëzi: Mendoj se në kulturën shqiptare, edhe ballkanase ndoshta, europiane deri diku është edhe për t’i mbrojtur nga ana psikologjike edhe shpirtërore për të mos i dëmtuar, edhe flitet me familjarët për t’ia treguar në një rast të dytë.
Edi Rama: Kjo është njëra pjesë, po pjesa tjetër? Në aspektin e ndërhyrjes me ide, me këshilla për shembull se ne jemi të gatshëm të japim mend në çdo profesion dhe në çdo sektor, ka një dallim midis pacientëve amerikanë dhe atyre shqiptarë, domethënë amerikanët të thonë ‘’mbase është kështu, mbase është ashtu”? S’besoj.
Gentian Toshkëzi: Shiko, dallimi është për mendimin tim, më duket sikur pacientët në Amerikë të dëgjojnë më shumë, vijnë më të përgatitur, të dëgjojnë më shumë dhe kanë më shumë besim ndoshta se pacientët në Shqipëri ndoshta. Ky është mendimi im personal. Nëqoftëse ka një dyshim, unë jam i pari që i them pacientit “të rekomandoj të marrësh një opinion të dytë’’ sepse Amerika është e madhe, ka shumë mjekë të tjerë dhe unë kërkoj nga pacienti që të kem një besim dhe që në të krijojmë të parën gjë të rëndësishme, lidhjen dhe besimin midis nesh, sepse kjo do na ndihmojë në çdo proces të trajtimit dhe të mëtejshëm të sëmundjes. Nëqoftëse ky besim është akoma krijuar i fortë, atëherë rekomandimi im është që merr një mendim të dyte, ka qendra shumë të mira kudo në Amerikë dhe ka ndodhur që më vijën për opinion të dytë, për mendime të dyta sikurse edhe më rikthehen dhe më thonë, “Po, kishe shumë të drejtë dhe dua të trajtohem me ty’’. Kjo ta bën punën më të lehtë sepse trajton pacientë që do të të besojnë, janë pjesë e një skuadre, një skuadre bashkë me ty.
Edi Rama: Pse qasja shpirtërore e pacientit ka kaq shumë rol në suksesin ose në dështimin e një lufte të përbashkët me mjekun për të dalë nga një situatë kaq kritike? Pse? Çfarë? Nëqoftëse ka një problem neurokirurgjik në tru, është një problem fizik, pse tek ky problem fizik përveç artit tënd, ndikon edhe si unë e luftoj emocionalisht?
Gentian Toshkëzi: Ka të bëjë sepse e para e punës besimi ndihmon pacientin që të ndjekë këshillat sepse procesi nuk mbaron vetëm me operacionin, është një procesi gjatë edhe pas operacionit që duhet ndjekur.
Edi Rama: Pse është kaq e rëndësishme që një i sëmurë me kancer duhet të jetë luftarak dhe jo depresiv?
Gentian Toshkëzi: Është nga të gjitha anët. E para, të krijon një gjendje më të mirë shpirtërore, të rrit imunitetin, të rrit besimin, ndikon tek imuniteti, të krijon një gjendje më të mirë për ta luftuar sëmundjen, ti fillon kujdesesh për veten, ndjek këshillat e mjekut më mirë, nuk lëshohesh apo që t’i lësh këshillat pa ndjekur, ti ke një ndjekje më të mirë me mjekun, shkon më shpesh, diskuton rastin, diskuton problemet dhe kjo krijon atë ecurinë më të mirë.
Edi Rama: Këtë e kuptoj por në aspektin fizik flas, ndikon?
Gentian Toshkëzi: Absolutisht, edhe një gjendje e mirë shpirtërore është një kusht për të rritur imunitetin dhe për të rritur shërimin në fund të fundit.
Edi Rama: Këtë lidhjen mes të dyjave mbase nuk e gjejmë dot sot, të konkretizuar domethënë, si ndikon shpirti tek trupi dhe çfarë i ndodh trupit kur shpirti thërret, kjo është pak a shumë.
Gentian Toshkëzi: Është temë shumë e gjerë dhe jo plotësisht e sqaruar por them që…
Edi Rama: Ka diçka, ka një mister.
Gentian Toshkëzi: Absolutisht. Kur ti shikon një pacient që ka një optimizëm dhe një shpirt luftarak, kjo ta bën punën më të lehtë, rezultatet janë më të mira. Unë zakonisht kur flas me pacientin përpara operacionit, kur më thotë “Le të ndodhë” sepse duhet t’i shpjegoj pacientit sëmundjen, duhet t’i shpjegoj që mundësitë dhe komplikacionet e mundshme, dhe ato i themi hapur. Në fillim më dukej e çuditshme që t’i thoshe që pas operacionit një mundësi është dhe vdekja sepse është një rrezik që merret për atë, kur e them dhe i flas pacientit dhe kur dëgjoj pacientin që më thotë “Jam në duart e tua dhe e di që jam mirë në këto duar”, përgjigja ime është “Kështu duhet” dhe e di që rasti do shkojë mirë sepse sikur krijon një ambient shumë të mirë për pacientët. Janë rastet që shkojnë më mirë zakonisht dhe është e rëndësishme dhe për ne si mjekë që të kemi një pacient të tillë.
Edi Rama: Mjekja që drejtonte grupin që merrej dhe me tim bir, çdo pasdite në një orë të caktuar shkonte lutej bashkë me gjithë grupin në një kapelë të vogël që kishte spitali dhe ftonte, aty ishte një kapelë që shkonin mjekët luteshin dhe ftonin dhe të tjerët. Një ditë, ishte një moment shumë i vështirë sepse ai ishte në koma, një tmerr, dhe një ditë i them “Po mirë, ç’është kjo lutje? Ti je njeri i shkencës, nuk je..”. Më tha “Në këtë kat”, aty ishte kati ku ishin fëmijët me kancer, “Në këtë kat unë kam parë gjëra që shkenca nuk mi ka shpjeguar dot akoma sot prandaj unë duhet të drejtohem edhe asaj force që nuk e di çfarë është, quaje si të duash por që ekziston”.
Gentian Toshkëzi: Të jemi të drejtë dhe t’i japim kreditet e duhura, unë i jap të drejtë atij mjeku…