“Ti më dhe një kunat!”/ 9-vjeçari i përlot të gjithë, mban fjalim rrëqethës në dasmën e motrës

by author

Një djalë nëntë vjeçar ka prekur miliona njerëz me fjalimin e tij në dasmën e së motrës.

Advertisements

Ai shpërtheu në lot teksa e falenderoi atë që i dhuroi një kunat. Fjalimi mbresëlënës i Gus Boëer tani është shndërruar në një video virale pasi u shpërnda në internet nga personi që filmoi gjatë gjithë dasmës, i cili kapi djalin e vogël, që mezi mbante lotët duke lexuar fjalimin për motrën e tij të madhe.

Advertisements


Në video, i mituri, nga Denveri, Kolorado , shihet duke qëndruar në ballë të lokalit, me një mikrofon dhe telefon në dorë, teksa i drejtohet Catie dhe burrit të saj Troy Hudson, 25 vjeç, të cilët të dy nuk ishin në gjendje të mbanin lotët. Ky është cilësuar si fjalimi më i veçantë i parë ndonjëherë në dasma.

“E di që mund të dukem pak i trishtuar këtu lart, por këto janë lot gëzimi,” tha nëntë vjeçari në mikrofon ndërsa kamera tregoi motrën e tij duke fshirë lotët.“Catie, të dua shumë dhe jam shumë i lumtur që më ke dhënë një kunat”, shtoi ai, ndërsa filloi të qante.

TË NGJASHME