Tirana u përmbys nga shiu, por nuk do e besoni çfarë do ndodhë në fundjavë

by author

Moti në fundjave kryesisht do të karakterizohet nga vranësira hera herës të dendura deri në mesditën e së dielës. Më tej do të mbizotërojnë kthjellimet.

Advertisements

Reshjet dhe shtrëngatat do të nisin në bregdet mëngjesin e së shtunës. Më tej do të spostohen drejt zonave malore, aty ku nuk do të mungojnë shtrëngatat e rrebeshet, si dhe shkarkesat elektrike me breshër të izoluar. Në bregdet dhe zonat e ulëta, reshjet do të rikthehen sërish në mbrëmje vonë e deri mëngjesin e së dielës.

Advertisements

Deri në mesditë, reshje parashikohen të kenë vetëm zonat malore ku dhe aty do të ndërpriten pasdite, për ti lënë vendin motit të kthjellët.

Era, do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare e përkohësisht e vrullshme në momentet me reshje. Valëzimi në dete i forcës 3 ballë.

Kjo situatë, do të sjellë rënie temperaturash si në figurë.

TË NGJASHME