Tmerrohen banorët e Tiranës, helikopteri hedh një lëndë të paidentifikuar(Video)

by author

Një ngjarje aspak e zakontë ka alarmuar dje të gjithë komunitetin e banorëve në zonën e Freskut në Tiranë.

Advertisements

Qindra qytetarë kanë dërguar video dhe foto nga një helikopter i cili pasi ka bërë disa xhiro mbi kokat e tyre, ka zbrazur një sasi të konsiderueshme të një lënde misterioze në ngjyrë blu në të gjelbër.

Advertisements

Paniku i banorëve ka qenë i madh pasi mesazhet kanë bombarduar redaksinë tonë në vetëm pak sekonda.

Nuk dihet se si një helikopter i paidentifikuar të mund të hedh kaq lehtësisht një substancë të paidentifikuar në një zonë të banuar, mbi kokat e qytetarëve të pambrojtur.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Policia apo autoritetet ushtarake.

TË NGJASHME