Tmerrohen banorët, gjendet një trup i pajetë në afërsi të tregut

by author

Një i moshuar nga Korça ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Pogradec. Policia njofton se rreth orës 06:30 në lagjen nr. 4 në Pogradec në afërsi të tregut është gjetur i pajetë L. P. rreth 70 vjeç.

Advertisements

Nga këqyrja paraprake e trupit, policia thotë se nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

TË NGJASHME