Tragjedi në Francë, vdes trajneri e lëndohen rëndë 11 futbollistë!

by author

Një tragjedi e madhe ka goditur Francën dhe gjithë Evropën pasi u kumtua lajmi për vdekjen e një trajneri të futbollit dhe 11 futbollistëve.

Advertisements

Antonin Elia, trajneri 26-vjeçari i skuadrës franceze, “Aveni fat loss”, ka vdekur pasi u aksidentua me një autobus derisa ishte duke i transportuar futbollistët e rijnë në një turne për të rijnë.

Advertisements

Aksidenti ka ndodhur pasi furgoni që po transportonte futbollistët është përplasur me një autobus që vinte nga ana e kundërt, pas së cilës ka dalë nga rruga.Trajneri ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa lojtarët e klubit, konkretisht djemtë 13-vjeçarë kanë pësuar lëndime të rënda.

“Jemi në shok, jemi të gjithë në zi, i gjithë sporti. Kemi marrë shumë mesazhe mbështetjeje nga lojtarët tanë të futbollit, basketbollit dhe hendbollit”, tha presidenti i klubit Fabian Bernard.

Në mesazhin e tij, presidenti i klubit ka shprehur edhe ngushëllime për familjen dhe më të dashurit e trajnerit të ri, teksa ka shtuar se ndeshjet do të fillojnë me një minutë heshtje në shenjë respekti për punën e tij të palodhshme.

“Trajneri ka qenë në klub që nga viti 2020. Ai ishte i pasionuar dhe popullor, ai jetoi për futbollin.

Mendimet tona janë me familjen e tij. Nderimi më i mirë që mund t’i bëjmë është të rikthehet në fushë.

Ne veshim një rrip të zi. fanellën në ndeshjet në vijim. Në ndeshje do të ketë një minutë heshtje”, thuhet në mesazhin e presidentit të klubit.

Klubi francez, “Aveni fut Lose” është i njohur për punën me kategoritë e të rinjve. Synimi i klubit është zhvillimi i lojtarëve të rinj.

TË NGJASHME