Në Meksikë të paktën nëntë persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u bllokuan pasi çatia e një kishe u shemb në Ciudad Madero.
Advertisements
Mediat lokale thanë se 49 persona u dërguan në spital. Policia në shtetin bregdetar të Tamaulipas tha se rreth 100 njerëz po merrnin pjesë në një meshë në kishën Santa Cruz në kohën e shembjes. Mediat lokale raportuan se ishte një pagëzim.
Advertisements
Shkaku i shembjes, sipas zyrës së zëdhënësit të sigurimit të shtetit, lidhej me “dështim strukturor”.
Ekipet e shpëtimit po punojnë ende nën rrënoja për të gjetur ndonjë të mbijetuar, duke përdorur gjithashtu njësi qensh.
Mes të plagosurve është një foshnjë katër muajshe, tre pesë vjeçarë dhe dy nëntë vjeçarë.