Qyteza Barcellona Pozzo di Gotto në Siçili është tronditur nga një tragjedi e papritur ku ka humbur jetën një nënë e re shqiptare.
Advertisements
24-vjeçarja Ambra Seferi është rrëzuar aksidentalisht nga dritarja e çatisë duke humbur jetën.
Advertisements
Mediat italiane bëjnë me dije se 24-vjeçarja kishte dalë nga shtëpia kur iu mbyll dera nga brenda. E shqetësuar se brenda shtëpisë ndodhej djali i saj 18 muajsh dhe një vajzë dyvjeçare, vajza e shoqes, Ambra tentoi të hynte duke kaluar përmes çatisë.
Për fat të keq, ajo shkeli në një dritare xhami që ndodhej në çati dhe u rrëzua. Pavarësisht se u transportua me urgjencë në spitalin Milazzo dhe iu nënshtrua ndërhyrjeve reanimatore, 24-vjeçarja ndërroi jetë.
Ambra kishte mbërritur në Itali dy vjet më parë dhe vdekja e saj la komunitetin lokal të tronditur dhe të pikëlluar.