Tragjike, 34-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident në Itali (EMRI)

by author

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali, ku një 34 vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Advertisements

Mediat italiane raportojnë se aksidenti tragjik ndodhi në Rosignano (Livorno) të Italisë, ku motori me të cilin udhëtonte 34-vjeçari shqiptar është përplasur nga një Audi Q3.

Advertisements

Sipas mediave italiane, Françesk Zhuta udhëtonte me motor, kur u përplas me një makinë Audi Q3, në rrethana momentalisht të paqarta. Për pasojë, i riu humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një pemë në anë të rrugës.

Kalimtarë të rastit, por edhe shërbimet e emergjencës i shkuan në ndihmë 34-vjeçarit, por fatkeqësisht plagët e marra ishin të rënda dhe ai gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.

Autoritetet policore ndaluan shoferin e makinës, një 57-vjeçar dhe nisën hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit të rëndë.

TË NGJASHME