Tragjike! Autobusi del nga rruga dhe përplaset me pemën, 14 të vdekur

by author

Katërmbëdhjetë persona kanë vdekur në Tajlandë pasi një autobus dykatësh doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.

Advertisements

Si pasojë, tridhjetë e dy të tjerë u plagosën pas përplasjes në Prachuap Khiri Khan, një provincë bregdetare në jug të vendit.

Advertisements

Shkaku i aksidentit të së hënës mbrëma nuk është konfirmuar, por policia dyshon se shoferi mund të mos ketë fjetur mjaftueshëm.

Ai u lëndua rëndë, por mbijetoi. Autoritetet po kontrollojnë gjithashtu nivelet e tij të alkoolit në gjak, tha agjencia e lajmeve. Policia është ende duke verifikuar identitetin e personave që humbën jetën.

TË NGJASHME