Mediat në Greqi kanë përjetuar një lajm të keq gjatë ditës së sotme, atë të ndarjes nga jeta të koleges së tyre në moshën 52 vjeçare, Isma Toulatu.
Advertisements
Gazetarja e njohur helene e cila ishte në muajin e nëntë të shtatzanisë, ka rënë nga shkallët ndërsa ndodhej në banesë me nënë e saj të moshuar.
Advertisements
Sipas informacioneve, ambulanca ka mbërritur menjëherë në banesë, por tashmë ishte tepër vonë. Gazetarja u dërgua me urgjencë në spital, ku u konstatua e vdekur.
Mjekët kryen një operacion cezarian dhe luftuan për të mbajtur në jetë foshnjën e saj, ku vajza e porsalindur u shtrua fillimisht në Repartin e Kujdesit Intensiv Neonatal të spitalit “Alexandra” dhe më pas në ICU neonatal të “Elena Venizelou”.
Varrimi i saj do të bëhet nesër, e shtunë, më 15 korrik dhe siç thuhet në raportin e Alpha-s, vdekjen e gazetares e ka pasur një hemorragji cerebrale, ndërsa me gjasë ajo ka pasur një aneurizëm për të cilën ajo nuk dinte.
Sipas asaj që zbuluan miqtë dhe kolegët e saj, Isma Toulatu dëshironte më shumë se çdo gjë të bëhej nënë dhe lajmi i gëzueshëm i shtatzënisë ishte për të ëndrra e saj më e madhe
Gazetarja u nda nga jeta vetëm 3 ditë para se të linde.