Tragjike! Makina bëhet copë- copë, vdes gjyshi me nipin dhe një grua

by author

Tre të vdekur, mes tyre një fëmijë 3 vjeç, si dhe dy të plagosur, janë bilanci tragjik i aksidentit rrugor i ndodhur mbrëmë vonë në aksin Patra-Athinë.

Advertisements

Një makinë luksoze e drejtuar nga një 66-vjeçar në të cilën ndodhej nipi i tij tre vjeç dhe një grua 61-vjeçare (me gjasë gjyshja e fëmijës) po lëvizte në drejtim të Patrës. Por, për arsye ende të panjohura, makina e 66-vjeçarit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Advertisements

Makina e 66-vjeçarit më pas ka kaluar në drejtim të kundërt të trafikut dhe fillimisht është përplasur me një makinë të dytë pasagjerësh, e drejtuar nga një grua 53-vjeçare dhe më pas është përplasur me një makinë të tretë të drejtuar nga një 51-vjeçar.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shtatë zjarrfikëse, të cilët kanë nxjerrë drejtuesit e tre makinave, fëmijën tre vjeç dhe gruan 61 vjeçe.

Pesë të plagosurit u dërguan në spitalin e Patrës, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 66-vjeçari, fëmija tre-vjeçar dhe 53-vjeçarja, drejtuese e njërës prej veturave humbën jetën.

Gjithashtu, të plagosur janë shtruar në spital 61-vjeçarja që udhëtonte në makinën e 66-vjeçarit dhe drejtuesi i makinës së tretë, shkruan Protothema.

TË NGJASHME