Tragjike! Makina plot me emigrantë përplaset me kamionin, raportohet për viktima

by author

Një person humbi jetën dhe tetë të tjerë, përfshirë katër fëmijë, u plagosën në Hungari, afër kufirit me Serbinë, kur një makinë që transportonte emigrantë u përplas me një kamion, thanë autoritetet.

Advertisements

Kryetari i fshatit Asotalom ku ndodhi aksidenti ka shkruar në Facebook se shoferi i makinës, një trafikant, është nxjerrë nga rrënojat nga një tjetër trafikant dhe janë larguar me një makinë tjetër.

Advertisements

Përfaqësuesi i ndihmës së parë tha se tre fëmijë janë lënduar rëndë.

Sipas të dhënave të policisë, muajt e fundit ka pasur një rritje të kalimeve të paligjshme të emigrantëve në kufirin jugor të Hungarisë me Serbinë, të cilët mbërrijnë përmes të ashtuquajturës rrugë ballkanike.

Me ndihmën e trafikantëve, ata shkojnë në Sllovaki ose Austri.

Emigrantët, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afganistani, kanë hyrë në Hungari nga Serbia pavarësisht një gardh hekuri të ngritur nga kryeministri Viktor Orban pas krizës së migracionit të vitit 2015 që tronditi Evropën.

TË NGJASHME