Katër fëmijë të vegjël humbën jetën pasi anija me të cilën po lundronin u mbyt në ujërat territoriale turke pranë Lesvos.
Advertisements
Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm me orën lokale.
Advertisements
Burime të Ministrisë së Transportit të Greqisë thanë se skafi në të cilin ndodheshin 4 fëmijët është pikasur në kohë në ujërat territoriale turke nga roja bregdetare dhe menjëherë është njoftuar roja bregdetare turke, por sipas tyre, nuk ka reaguar.
Mësohet se në total ishin duke lundruar në skaf 22 persona, nga të cilët 4 humbën jetën.
Sipas spitalit ku u gjetën të vdekur, bëhet fjalë për 1 djalë 7-8 vjeç, 3 vajza (14 vjeç, 8 vjeç e 11 muaj).