Tragjike në Itali! Humb jetën në një aksident shqiptari (Emri)

by author

Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 19 Majit në Castelnuovo di Bergonovo në Itali. Një shqiptar, 43 vjeç, ka humbur jetën pasi u përplas me një pemë. Mediat italiane shkruajnë se viktima është Dritan Mera.

Advertisements

Sipas të njëjtave burime, 43-vjeçari shqiptar e ka kaluar mbrëmjen në shoqërinë e miqve të tij në një lokal në zonë.

Advertisements

Por teksa po shkonte drejt La Pernice, ka humbur kontrollin e makinës së tij, një Peugeot 308, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë urgjenca.

Mera u gjet pa ndjenja në timon mes llamarinave të shkatërruara. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga aty.

Fatkeqësisht lëndimet e marra ishin të rënda dhe mjekët konfirmuan vdekjen e shqiptarit.

Për këtë ngjarje kanë nisur hetimet. Trupi i pajetë është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Siç duket nga këto pamje, përplasja ka qenë shumë e rëndë. Për pasojë është dëmtuar pjesa e përparme e makinës. /tvklan.al

TË NGJASHME