Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër.
Advertisements
Rreth orës 19:00, një turist slloven dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, teksa ishte duke vizituar kalanë e Rozafës.
Advertisements
Bëhet fjalë për shtetasin slloven me iniciale S. P. 65-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale./ CNA