Tragjike! Po shkonte në punë, aksidentohet për vdekje 30-vjeçari shqiptar në Greqi

by author

Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident tragjik në Patra, Greqi,

Advertisements

Mediat raportojnë se 30-vjeçari shqiptar, baba i një fëmije të mitur po shkonte në punë kur u aksidentua me motor.

Advertisements

Ai tentoi të parakalonte, kur për arsye ende të paditura u përplas me pjesën e pasme të një automjeti tjetër.

Shqiptari ka goditur fort kokën, duke humbur jetën në çast, ndërsa motori i tij ka dalë jashtë rrugës.

Hetimet për rrethanat e tragjedisë po kryhen nga policia rrugore e Patrës.

TË NGJASHME