Një helikopter CH-147 Chinook i Forcave Ajrore Kanadeze u rrëzua sot në Otavë, duke lënë të vdekur dy nga katër anëtarët e ekuipazhit.
Advertisements
Chinook ishte në një fluturim stërvitor kur, në rrethana të paqarta, u rrëzua në ujërat e lumit Otava.
Advertisements
Ekipet e shpëtimit që shkuan në zonë gjetën dy të mbijetuar, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se kontaktoi
me shefin e Shtabit të Mbrojtjes Kombëtare për të shprehur ngushëllimet e tij për familjet dhe kolegët e viktimave.