Një godinë apartamentesh është shembur në qytetin Recife në verilindje të Brazilit,
Advertisements
duke i marrë jetën të paktën tetë personave.
Advertisements
Dy fëmijë, pesë dhe tetë vjeç, ishin mes viktimave kur pallati u shemb dje.
Shkaku nuk është ende i qartë, por Recife është goditur nga reshje të larta shiu ditët e fundit.
Raportet thonë se katër persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat dhe gjashtë janë ende të zhdukur në lagjen Janga.