Tragjike/ Treni përplas kalimtarët, raportohet për 4 të vdekur (Detajet)

by author

Katër persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën të dielën pasi u goditën nga një tren udhëtarësh teksa kalonin shinat hekurudhore në Katalonjë të Spanjës, raportojnë mediat e huaja.

Advertisements

Aksidenti ndodhi në orën 20:22, kur një grup prej shtatë personash u përpoqën të kalonin shinat në Moudmelo, rreth 20 kilometra në veri të Barcelonës.

Advertisements

Tre persona vdiqën në vendngjarje dhe një person i katërt vdiq në spital pasi pësoi një arrest kardio-respirator. Tre të lënduarit e tjerë po marrin ndihmën mjekësore në spital.

Ministrja e Transportit, Raquel Sanchez shprehu ngushëllimet e saj për familjet e viktimave.Pere Aragones, kreu i qeverisë lokale në Katalonjë, tha se ishte “i tronditur” nga tragjedia.

Policia “po kryen një hetim për shkaqet e aksidentit”, shtoi ai.

TË NGJASHME