Transportohet drejt morgut trupi i 55-vjeçarit që mbeti viktimë nga sherri në Vlorë, policia bën lëvizjen urgjente

by author

Trupi i viktimës Armando .M, që u vra pas një sherri për motive banale në një kancelari në Vlorës, është transportuar për në morgun e spitalit të Vlorës.

Advertisements

55-vjeçari, një emër i njohur në fushën e ndërtimit në Vlorë, u vra pas një sherri fizik në një kancelari në Vlorë, pasi u qëllua me grusht nga një person, i njohur tashmë për policinë.

Advertisements

Autori është shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë që identifikimi i tij ka qenë i lehtë për shkak se e gjithë zona ka qenë e monitoruar nga kamerat e sigurisë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

TË NGJASHME