Dy djem të mitur janë gjetur të vdekur në Londrën lindore të Britanisë së Madhe.
Advertisements
Media e huaj shkruan se ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 14:00 të ditës së sotme ku një djalë 2 vjeç dhe një tjetër 5 vjeç u gjeta pa shenja jete brenda një shtëpie.
Advertisements
Policia bëri me dije se një burrë dhe grua u arrestuan pak orë më vonë lidhur me ngjarjen e rëndë.
Detektivi Sean Treweek i BCU i Zonës Lindore të Met tha: “Ky është padyshim një rast jashtëzakonisht shqetësues me shumë pyetje pa përgjigje, megjithatë në këtë fazë shumë të hershme, askush tjetër nuk kërkohet në lidhje me vdekjet.
Dua të falënderoj banorët e zonës për ndihmën që u kanë dhënë oficerëve ndërsa ata fillojnë punën së bashku me agjencitë partnere për të përcaktuar rrethanat e plota të këtyre dy vdekjeve tragjike”.