Një ngjarje e rëndë është shënuar në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë, ku është vetëvrarë një burrë.
Advertisements
Bëhet me dije se të enjten e 5 tetorit rreth orës 19:15, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, në banesë, është gjetur i pajetë, nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi Y. R., 68 vjeç.
Advertisements
“Më datë 05.10.2023, rreth orës 19:15, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, në banesë, është gjetur i pajetë, nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi Y. R., 68 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.