Tronditese! Gjenden 8 trupa të vrarë në plazhin e famshëm

by author

I mbushur me turistë nga e gjithë bota, i njohur si parajsa tropikale, Kankuni në Meksikë po kthehet në vendin e bandave të karteleve të drogës.

Advertisements

Autoritetet në Kankun po përpiqen të identifikojnë së fundmi trupat e pajetë të 8 personave, të cilët janë gjetur të hedhur në një zonë të pyllëzuar pranë plazhit të famshëm. Autoritetet gjetën edhe 5 trupa të tjerë në një kantier të braktisur.

Advertisements

Më shumë se 110 mijë persona janë shpallur të zhdukur në Meksikë dhe kërkimet për trupat e pajetë janë bërë të zakonshme. Trupat gjenden të gjymtuar dhe shpesh edhe në ambiente publike, të cilët lihen aty me qëllim për të dhënë mesazhe për grupet rivale, por edhe për forcat e rendit.

Vetëm vitin e kaluar, 301 trupa të pajetë u gjetën në 41 varre masive, ndërsa në vitin 2020 u gjetën 544 persona të vrarë, numri më i lartë në një vit të vetëm.

TË NGJASHME