Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Pla, të Hasit, ku një 31-vjeçar është gjetur i vrarë
Advertisements
Policia raporton se i riu është gjetur nga familjarët në banesë pa shenja jete, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.
Advertisements
Mësohet se blutë kanë sekuestruar armën e gjahut, e cila posedohej me leje nga babai i 31-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.10.2023, është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesë, shtetasi, 31 vjeç, banues në fshatin Pla, Has, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut, e cila posedohej me leje nga babai i 31-vjeçarit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes