Tronditëse/ Kishte dalë të peshkonte me shokët, mbytet i riu në vend (Detajet)

by author

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier, ku një i ri rreth 20 vjeç dyshohet se është mbytur në kanalin e Pojanit.

Advertisements

Burime bëjnë me dije se i riu ka qenë duke peshkuar me shokët kur ka rënë brenda kanalit dhe nuk ka mundur të dalë më.

Advertisements

Kanë qenë shokët e tij që kanë njoftuar për zhdukjen e 20-vjeçarit, teksa ende nuk është gjetur trupi i tij.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e Fierit si dhe forcat zjarrfikëse dhe po kontrollohet e gjithë gjatësia e kanalit, por nuk ka shenja nga i riu.

TË NGJASHME