Një aksident tronditës ka tronditur pasditen e së premtes në Greqi. Fundi ishte tragjik për dy të rinj, burrë dhe grua, të cilët dhanë frymën e fundit në asfalt.
Advertisements
Aksidenti ka ndodhur pak para orës 18:00, kur makina që drejtohej nga 33-vjeçari që ishte nisur drejt Tripolit, për një arsye të panjohur ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Advertisements
Drejtuesi i mjetit ka mbetur i vdekur si dhe pasagjerja 29-vjeçare e mjetit. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga Policia përkatëse.