Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, Tiranë, pasditen e djeshme ku një pasagjer i linjës së urbanit të “Unazës” është dhunuar në mënyrë skandaloze nga shoferi dhe faturino.
Advertisements
VIDEO e ngjarjes qe duhet denuar nga institucionet
Advertisements
Sipas një video të publikuar nga “JOQ” mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Reshit Petrela” pranë “Stacionit të Trenit”, ku pasagjeri i cili po udhëtonte me linjën e “Unazës” është dhunuar me grushta dhe shkelma nga punonjësit e kësaj linje.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të babait të qytetarit, i cili së bashku me të birin udhëtonin me këtë linjë.
Ndërkohë, sipas dëshmive të pasagjerëve të tjerë i gjithë konflikti filloi pasi babë e bir i kërkuan llogari punonjësve së urbanit se pse nuk i njoftuan për stacionet ku ndalon autobuzi, pasi kishin shkuar shumë larg destinacionit.