Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Pojatë të Ferizajt,
Advertisements
të martën në mbrëmje, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit në vendin e ngjarjes. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Advertisements
“Fsh. Pojatë, Ferizaj 17.10.2023-20:30 Është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës dërgohet në IML për obduksion” njofton policia.