Tronditëse! Vdesin dy burra dhe një grua

by author

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në QKUK ku një person i cili ishte plagosur nga një aksident në fillim të muajit ka humbur jetën.

Advertisements

Ai nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morg.

Advertisements

“Prizren / 06.10.2023 – 09:52. Lidhur me rastin me datën 23.10.2023 është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë nën tretman mjekësor në QKUK, si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Një tjetër burrë është gjetur i vdekur në Istog. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për t’i bërë autopsi dhe për të zbuluar shkakun e vdekjes.

“Istog / 23.10.2023. Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu është raportuar vdekja e një gruaje e cila është gjetur pas shenja jete duke e çuar në tre numrin e viktimave.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, prokurori i Shtetit dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet për rastin në Gjilan.

TË NGJASHME