Tronditet bota e futbollit, ndahet nga jeta sulmuesi 25-vjeçar

by author

Futbolli gjerman është në zi për humbjen e sulmuesit të Regensburgut, Agyemang Diavusie, i cili ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare.

Advertisements

Raportohet se futbollisti ka vdekur “për shkaqe natyrale”, teksa për momentin nuk dihet saktësisht se si ndodhi vdekja e papritur e 25-vjeçari që luante në ligën e tretë të futbollit gjerman.

Advertisements

I lindur në Berlin, anësori luajti për ekipin kombëtar të Gjermanisë U19 në vitin 2016. Diavusei mbërriti në Regensburg këtë verë dhe bëri 16 paraqitje për klubin bavarez, i cili u rrëzua nga Bundesliga 2 sezonin e kaluar.

Ndeshja e fundit zyrtare ishte ajo kundër TSV 1860 Munich, më 4 nëntor. Diavusie në atë ndeshje luajti 38 minuta dhe skuadra e tij, Regensburg, fitoi me rezultatin 1-0.

Me 37 pikë të grumbulluara, Regensburgu është në vendin e parë në kampionat, duke qenë favorit i madh për t’u ngjitur në Bundesligën 2.

TË NGJASHME