Tronditet Franca, Nicolas Sarkozy dënohet me 3 vjet burg, ja skandalet që fundosën ish-presidentin

by author

Franca është tronditur jo pak ditën e djeshme, kur Nicolas Sarkozy pushtoi titujt e mediave botërore. Dhe në fakt jo me ndonjë arritje, siç mund të ndodhte kur ai ishte president i vendit, por sepse ai humbi betejën me drejtësinë, duke u dënuar me tre vjet burg, përfshirë dy vjet me kusht. Mediat franceze raportojnë, se ish-lideri konservator do të duhet të kalojë një vit në arrest shtëpie. Sarkozy-t, gjithashtu i është ndaluar të kandidojë për poste publike për tre vjet.

Advertisements

Së bashku me ish-presidentin u dënua edhe avokati i tij Thierry Herzog dhe ish-magjistrati Gilbert Azibert. Sarkozy, është ish-presidenti i parë francez që dënohet me burg.Paraardhësi konservator i Sarkozy si President i Francës, i ndjeri Zhak Shirak, u dënua me dy vjet burg me kusht në vitin 2011 për korrupsion, por kjo në kohën e tij si kryebashkiak i Parisit. Kreu i fundit i shtetit francez që shkoi në burg ishte Marshall Philippe Pétain, i cili bashkëpunoi me nazistët gjatë pushtimit të Francës gjatë Luftës së Dytë Botërore.Se si do të shkojë në vazhdim, dhe çfarë pritet të bëjë Sarkozy, është ende e pasigurt, megjithatë mediat franceze kanë ngritur disa hipoteza. E sigurt është që dënimi shënoi një “rënie nga maja” për një ish-president që dikur kishte pushtuar botën.

Advertisements

“Çështja Bygmalion”

Në vitin 2021, Sarkozy u dënua me një vit burg pasi u shpall fajtor për financim të paligjshëm të fushatës në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2012. Në atë kohë, prokurorët kërkuan të paktën gjashtë muaj burg për Sarkozy, së bashku me gjashtë muaj dënim me kusht. Ekipi i tij ligjor më pas paraqiti një apel ndaj vendimit, i cili u refuzua nga gjykatat e Parisit të mërkurën, 17 maj 2023. Vendimi bëri që Sarkozy t’i shpëtonte një dënimi me burg, por atij do t’i kërkohet të mbajë një byzylyk elektronik gjatë kohës që do të kalojë në arrest shtëpie. Skandali u bë i njohur në Francë si “çështja Bygmalion”, duke marrë emrin nga firma PR e përfshirë në të.

Skandalet e tjera

Në të vërtetë, ky nuk është skandali i vetëm në të cilin është përfshirë Sarkozy. Pasi u emërua si President i Francës, ai ftoi ish-udhëheqësin libian Muammar Gaddafi në Francë, gjë që shkaktoi polemika midis anëtarëve të partisë opozitare dhe madje edhe atyre në qeverinë e tij. Ishte hera e parë që Gaddafi ishte në Francë në më shumë se 35 vjet dhe, ndërsa ishte atje, ai nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi bërthamor me Francën. Në Luftën Civile Libiane të vitit 2011, Saif-al-Islam Gaddafi tha në një intervistë se shteti libian kishte dhuruar 50 milionë euro për fushatën presidenciale të Sarkozy në 2007 në këmbim të favoreve prej tij.

Akuzat

Në rastin e financimit të fushatës, Sarkozy ishte akuzuar se kishte shpenzuar pothuajse dyfishin e 19.5 milionë funteve të caktuara për fushatat e rizgjedhjes sipas ligjit francez, në vitin 2012, kur ai humbi përball Francois Hollande. Prokurorët thonë se Sarkozy u paralajmërua afër ditës së zgjedhjeve se fushata e tij pothuajse kishte arritur kufirin e shpenzimeve, por se ai vazhdoi të organizonte mitingje të mëdha. Shpenzimet për fushatën arritën në 37 milionë funte, por nuk mundën ta bënin Sarkozy të fitonte dhe aleatët e tij u akuzuan se punonin me “Bygmalion” për të mbuluar shpenzimet. Ai fitoi pseudonimin “bling-bling”, duke marrë kritika për qasjen e tij ndaj politikës, e cila u pa si e mbivlerësuar në mënyrë të panevojshme.

Lëvizja e radhës

68-vjeçari u largua nga salla e gjyqit pa bërë asnjë koment, por avokati i tij tha se ata do të apelonin në Gjykatën e Kasacionit, gjykatën më të lartë të apelit në Francë. “Sarkozy është i pafajshëm… Ne nuk do të heqim dorë nga kjo luftë”, tha avokatja Jacqueline Laffont. Prokurorët kishin rekomanduar uljen e dënimit deri në tre vjet me kusht. Megjithatë, kryetarja e trupit gjykues Sophie Clement tha se rasti kishte ndikuar në institucionet e vendit. Afatet e burgimit prej një viti ose më pak zakonisht nuk kryhen në burg nëse plotësohen disa kushte, si vendosja e një etikete elektronike. Gjykata e Kasacionit shqyrton vendimet e gjykatave më të ulëta në bazë të gabimeve ligjore ose procedurale, por jo për aspekte faktike.

TË NGJASHME